back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme“Gani Geci ishte në fronte lufte”: Ja çka thotë Sylejman Selimi për...

“Gani Geci ishte në fronte lufte”: Ja çka thotë Sylejman Selimi për Komunikatën nr.59 kundër Gani Gecit

Të ngjajshme

New Mexico padit Meta-n

Meta do të përballet me gjyq javën e ardhshme...

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka folur për fillimet e luftës në Drenicë dhe takimet e tij të para me Adem Jasharin, Gani Gecin, Xhevahir Gecin dhe disa ish-ushtarë të UÇK-së.

Selimi në një emision televiziv, ka përmendur demonstratat e para në Skenderaj ku ishte pjesëmarrës e po në ato demonstrata ishte edhe heroi kombëtar Adem Jashari, shkruan gazeta “Bota sot”.

Selimi e ka përmendur edhe LDK-në, për të cilën ka thënë se ka qenë parti popullore por edhe si lëvizje dhe të gjithë në atë kohë ishin në LDK.

Ish-gjenerali tregon edhe për një rast, kur kanë dal publikisht me armë nga kulla e Vëllezërve Geci, me Sahitin, Ganiun, e shumë të tjerë, kur edhe forcat serbe i kanë hetuar që ky grup i armatosur i UÇK-së ekziston.

Ndërsa, sa i përket komunikatës nr. 59 të shkruar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër Gani Gecit, Selimi thotë se e kanë kundërshtuar atë por nuk është në dijeni as sot se kush e ka shkruar.

“Kur ka dalë komunikata kundër Gani Gecit është kanë shumë e rëndë edhe për neve, pasi e kemi pas bashkëluftëtarë, pasi ka qenë bashkë me vëllezër dhe ushtarë të tjerë në vija të frontit. Ne ishim bashkë ne ofensiva dhe me dal dikush me thanë po i prinë ofensiva u kanë shumë e rëndë, dhe çdo herë jam kanë në gjendje me mbrojtë të vërtetën. Ne kemi reaguar por nuk e di as sot kush e ka shkruar atë”, tha Sulejman Selimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz