BallinaSportGallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Gallapeni shkëlqen në fitoren e Wisla Plock, i bën dy asistime

Të ngjajshme

E dhimbshme: Vdes gruaja që ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

Muriq e pëson herët, Juventusi në epërsi

Juventusi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sassuolos. Është Kenan...

Ministrat e Jashtëm të G7 premtojnë masa për furnizimin global me energji

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 kanë deklaruar...

Vrasja tragjike në Klinë: Caktohet masa e ndalimit 48-orëshe për të dyshuarin

Prokuroria Themelore dhe Policia e Pejës kanë njoftuar se...

Pikërisht para ndeshjes së madhe të Kosovës, ylli i ri i kombëtares dardane, Dion Gallapeni e ka rigjetur formën e tij.

Mbrojtësi i majtë ka bërë një paraqitje të madhe sonte për skuadrën e tij, Wisla Plock, në fitoren ndaj ish-liderit të tabelës në elitën e futbollit polak, Jagiellonia. Ish-lider, pasi me humbjen nga skuadra e Gallapenit, Jagiellonia ra në pozitën e dytë, por me pikë të njëjta me Zaglebie në vendin e parë – me nga 41 sosh.

21-vjeçari bëri vetëm paraqitjen e tij të dytë sot për skuadrën e tij të re, ku është në huazim nga Widzew Lodz.

Ai asistoi në dy golat e shënuar nga skuadra e Wisla Plock, të cilat i shënuan në pjesën e parë.

Në fakt, tre golat u shënuan në 45-minutëshin e parë, pasi edhe Jagiellonia shënoi në minutën e 11-të, për të hapur serinë e golave.

Gallapeni asistoi fillimisht për golin e barazimit në minutën e 20-të, të cilin e shënoi Deni Juric.

I njëjti shënoi prapë, sërish nga një asistim i Gallapenit, në minutën e 33-të.

Me këtë fitore, Wisla Plock ngjitet në vendin e katërt në tabelë, me 39 pikë të tubuara. Vendi i katërt në Poloni të dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, ish-skuadra e Gallapenit, Widzew Lodz rrezikon rëniën nga liga, pasi është e 17-ta me 28 pikë, dy pikë më pak se vendi i shpëtimit, i 15-ti.

Gallapeni u vlerësua me notën 7.5 nga “Flashscore”, për paraqitjen e sontme, teksa u zëvendësua në minutën e 70-të.

Mbrojtësi është pjesë e listës së kombëtares së Kosovës për ndeshjen e madhe ndaj Sllovakisë, e cila luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026. Në rast fitoreje, Kosova do të luante në finale ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani, në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz