G7, Merkel e Trump anulojnë konferencat për shtyp
Ashtu siç ishte parashikuar samiti i G7 në Taormina të Italisë, një nga impenjativët e viteve të fundit nuk ka mundur ende të gjej sintezën e duhur të bashkëpunimit mes 7 vendeve më të fuqishme të botës në çështje të lidhura me klimën, tregtinë ndërkombëtare e krizën e emigrantëve.
Kancelarja gjermane Angela Merkel në mënyrë surprizë ka anuluar konferencën e saj të shtypit me mediat ndërkombëtare duke lejuar një bashkëbisedim të shkurtër mediatik vetëm me gazetarët gjermanë.
Gjithashtu dhe Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të marr pjesë në konferencën e fundit të shtypit në përfundim të samitit të G7 por do të largohet menjëherë pas drekës së punës.
Lexo edheGara e madhe për 120 karrige
Para se të lë Italinë.
Presidenti amerikan do të ndalet në bazën ushtarake në Sigonella ku do të flas para trupave amerikane.














