Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do të përballet me Austrinë, përfaqësuesen që ai e ka drejtuar më parë me shumë sukses. Trajneri gjerman drejtoi Austrinë nga viti 2017 deri në 2022, duke e kualifikuar edhe në Kampionatin Evropian 2020, i cili u zhvillua në 11 shtete të ndryshme.
Që nga viti 2024, Foda është selektor i Kosovës dhe ka arritur rezultate të rëndësishme, duke e udhëhequr Kombëtaren drejt promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe në plejofin e Botërorit 2026.
Kosova do të luajë gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë më 26 mars në Bratislavë, duke synuar pjesëmarrjen në turneun e madh që zhvillohet këtë verë në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Kjo përballje pritet të jetë emocionuese dhe një test i vërtetë për Fodën, që rikthehet përballë ish-ekipit të tij. /GazetaExpress