Sunday, July 20, 2025
BallinaBotëFotografi dhe Video: Operacioni ushtarak i Turqisë në verilindje të Sirisë, në...

Fotografi dhe Video: Operacioni ushtarak i Turqisë në verilindje të Sirisë, në ditën e parë

Të ngjajshme

Politico: Si e përpunoi Gjermania Trumpin dhe i rreshtoi vendet europiane

Kancelari Merz po luan fijet, bashkon Trumpin me europianët...

Ledri e Poema, dyshe perfekte edhe në fitnes

Ikona e hip-hopit ka ndarë sërish një moment të...

Diana nis pushimet në Shqipëri, ja nga kush shoqërohet

Miqësia mes Diana Tahirit dhe Bay-T po vazhdon edhe...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të mërkurën fillimin e operacionit ushtarak në verilindje të Sirisë.

Me këtë rast, sipas AlJazeera, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se ky operacion do të synonte grupin ISIS dhe Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), të cilat Turqia konsideron se janë të lidhura me Partinë e jashtëligjshme Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

“Forcat e Armatosura Turke, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane, sapo filluan #OperationPeaceSpring kundër PKK / YPG dhe Daesh [Isis] terroristëve në veri të Sirisë. Misioni ynë është të parandalojmë krijimin e një korridori të terrorit përtej kufirit tonë jugor, dhe të sjellim paqe në zonë”, shkroi sot në Twitter, presidenti Erdogan.

Sipas Forcave Demokratike Siriane, të cilat drejtohen nga YPG, kishte raportime fillestare të viktimave civile pasi avionët turq filluan të bombardonin pozicionet ushtarake të SDF dhe fshatrat në Tal Abyad, Ras al-Ain, Qamishli dhe Ain Issa.

Dhe për të parë se si dukej dita e parë e operacionit të Turqisë, AlJazeera dhe media të tjera kanë sjellë disa pamje të cilat ua sjellim më poshtë.

Banorët lokalë brohorasin dhe duartrokasin derisa një kolonë e automjeteve të forcave turke, drejtohet nëpër qytetin Akcakale, provincën Sanliurfa, në Turqinë Juglindore, në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, menjëherë pas fillimit të operacionit turk brenda Sirisë.

Siç bëhet e ditur, Ankaraja dëshiron të krijojë një të ashtuquajtur “zonë të sigurt” që shtrihet 32 km (20 milje) në kufi me rajonin verilindor të Sirisë.

- Advertisement -

Të Fundit