FOTO/Endrit Thaçi prezent në konferencën për media ku babai i tij njoftoi për ngritjen e aktakuzës dhe dorëheqjen
BILLI

Lexo edheEndrit Thaçi për babanë: Do të më merr malli shumë, të pres me padurim në shtëpi

Endrit Thaçi, djali i presidentit Thaçi, po merr pjesë në konferencën për media, në të cilën Thaçi njoftoi për ngritjen e aktakuzës dhe dorëheqjen.
“Janë këto momente jo të lehta për mua, për familjen time dhe për juve që më keni mbështetur… Prandaj sot më shumë se kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje që të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin”, tha Thaçi ndër të tjera.
Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Lexo edheEndrit Thaçi për babanë: Do të më merr malli shumë, të pres me padurim në shtëpi
Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.