back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeFluksi i mërgimtarëve, policia tregon për masat që po merr në pikat...

Fluksi i mërgimtarëve, policia tregon për masat që po merr në pikat kufitare

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Fluksi i madh i mërgimtarëve të cilët do të vijnë për pushime në Kosovë pritet të përballen me kolona të gjata edhe në këtë sezonë.

Kjo pasi në pikën kufitare të Merdares do të fillojnë disa punime ku do të ndërtohet një objekt i ri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për lajmi.net se policia do ta rris numrin e personelit në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi.

“Ne kemi paraparë një plan që me fillimin e sezonit veror të rrisim numrin e personelit në pikat kufitare. Në pikën e Merdares do të fillojnë disa punime, por pritet që shtimi i personelit do të lehtësoj qarkullimin”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, pengesa do të ketë edhe në pikat tjera kufitare.

Si gjithmonë gjatë verës dhe pushimeve kosovarët presin me orë të tëra në hyrje dhe dalje të pikave kufitare./Lajmi.net/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz