BallinaRegjionaleSkenderajFlet mjeku i klinikës private ku ndërroi jetë pacientja 7-vjeçare nga Skenderaj

Flet mjeku i klinikës private ku ndërroi jetë pacientja 7-vjeçare nga Skenderaj

Të ngjajshme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Renditja pas javës së 26-të në Superligë, buzëqesh Drita

Pas përfundimit të javës së 26-të në Superligën e...

Ymeri: Kosova duhet të ketë strategji për rezervat e naftës dhe kontroll të çmimeve

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri ka kërkuar masa konkrete...

Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën sot në një klinikë private, rast i cili nga policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se e mitura i ishte nënshtruar një rezonance magnetike mëngjesin e së martës.

Mjeku i klinikës ku është trajtuar 7- vjeçarja, Arben Kutllovci përmes telefonit ka thënë për RTV Dukagjinin se vet familja e tashmë të ndjerës kishin kërkuar që rezonanca magnetike të bëhej me anestezion.

“Zakonisht doza e anestezionit llogaritet në bazë të peshës trupore të pacientit…E keqja është që pacientja ka ndërruar jetë por sa na përket neve, ne jemi krejtësisht të pastër në këtë punë. Janë disa gjëra që garancione 100% nuk të jep askush. Unë këtë paciente e kam trajtuar edhe më herët. Këta edhe më herët kanë ardhur dhe i kanë kryer ekzaminimet. Kësaj radhe kanë kërkuar që të përdoret edhe anestezioni. Anesteziologët kanë ardhur por unë nuk kam qenë fare aty”, deklaroi Arben Kutllovci.

Kutllovci thotë se është intervistuar për këtë rast ai dhe anesteziologët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti është hapur sot dhe se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast “vdekje e dyshimtë”. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz