Flet mërgimtari që u fut me veturë në shesh: Hyra me lejen e policit

Pas raportimit të “Jepi zë”, për futjen e veturës në mes të sheshit në kohën kur nuk lejohet, ka reaguar pronari i veturës.
Ai thotë për “Jepi zë” se në shesh është futur me leje të policit dhe për këtë arsye ka lëshuar katër treguesit.
“Admin e paskit postu makinën në qendër. Unë jam pronari i makinës edhe sa për informim, hyra me leje të policit edhe i ndeza katër treguesitt edhe me shpejtësi të kombësorit. Hyra për ngarkim”, ka thënë N.S nga Iserlohni i Gjermanisë.
Sidoqoftë, futja në shesh nuk lejohet gjatë orëve të ditës. Ajo lejohet vetëm disa orë gjatë natës.

Lexo edheShqiptarët i vënë haraq biznesmenit në Finlandë, ai i plagosë rëndë 2 prej tyre
Duhet theksuar se në këto pjesë mund të futet vetëm ambulanca, zjarrfikësit dhe policia në kohën kur janë në intervenim.














