back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareFjalët prekëse të prindit të 18-vjeçares që u gjet e mbytur në...

Fjalët prekëse të prindit të 18-vjeçares që u gjet e mbytur në plazhin e Velipojës me shenja dhune

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Lezan Doda, babai i 18-vjeçares, që dje u gjet e mbytur në det ka gjetur forcën të shkruajë për ndarjen nga jeta të vajzës së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Doda ka shkruar disa fjalë prekëse për vajzën e tij, Enisën.

“U prefsh në paqe zemra e babit, zoti të mori shpejt fizikisht, por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit”, ka shkruar Doda.

Vajza u gjet 700-800 metra larg bregut e mbytur në det, me shenja dhune, dje rreth orës 16:30. Ajo ishte me origjinë nga Burreli dhe jetonte në Bathore. Ajo ndodhej në Velipojë për pushime.

U mësua se ajo kishte qenë në skaf (motor uji) me 24-vjeçarin, i cili deklaroi se nuk e dinte sesi kishte rënë në det.
/Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz