FJALA: Ndërtimi i murit në Mitrovicë, argument shtesë se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten
03

Lexo edheThaçi: Qëndrojmë përkrah Turqisë në këto momente të vështira

Partia FJALA konsideron se ndërtimi i murit në Mitrovicë, është argument shtesë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të ndërpriten.
Janë bërë shumë arsye që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërpriten.
Ne konsiderojmë gjithashtu se nga këto bisedime është duke përfituar Serbia, e cila përveç se ka fituar të drejtën që qytetarët e saj të lëvizin pa viza, ajo së shpejti pritet dhe të fiton të drejtën e kandidatit për të qenë pjesë e BE-së.

Lexo edheThaçi: Qëndrojmë përkrah Turqisë në këto momente të vështira
Ndërsa, Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend i izoluar dhe i diskriminuar sa i përket liberalizimit të vizave.
Përveç kësaj, Kosovës i kërkohet edhe të falë një pjesë të tokës (Demarkacioni me Malin e zi) që të fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza, thuhet në njoftimin e Partisë Fjala. /Drenica Press/