back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeFitoi luftën me kancerin, pësoi vdekje tragjike në plazh

Fitoi luftën me kancerin, pësoi vdekje tragjike në plazh

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Duhej të ishte një moment feste për Elizabeth Cox, e cila kishte arritur që të fitonte betejën me kancerin, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë nga një tjetër tragjedi teksa ndodhej me pushime.

Teksa Cox ishte gati për të filluar një jetë të re, kishte shkuar me pushime te premten me të gjithë familjen e saj në plazhin Grandvieë, në veri të San Diegos.

“The Guardian” shkruan se shembja e papritur e një masivi shkëmbor e goditi atë duke e lënë të vdekur në vend. Të plagosura rëndë mbetën dhe motra e saj Julie Davis, 65 vjeç dhe mbesa Anne Clave, 35 vjeç, të cilat ndërruan jetë në spital.

Nga rrëzimi i shkëmbit mbetën të lënduar dhe dy persona të tjerë, një u trajtua në vend, ndërsa tjetri në spital. “Ishte e tmerrshme” – thotë një dëshmitar – “E imagjinoj sesi janë ndjerë të afërmit e viktimave që kanë parë gjithçka pa qenë në gjendje të bëjnë asgjë. Ishte shumë e trishtueshme”.

Zona e plazhit u mbyll për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe u hap vetëm të shtunën. Gjeologët ishin në vendin e ngjarjes të shtunën duke vlerësuar zonën përreth zonës së kolapsit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz