Finlanda bëhet pjesë e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”
BILLI

Lexo edheÇfarë ndieni kur përballeni me një grua të mbuluar? Ja si përgjigjet Macron

Finlanda autorizoi të enjten projektin për gazsjellësin “Nord Stream 2” që do të lidhë Rusinë me Gjermaninë duke kaluar në ujërat e Detit Baltik, njoftuan autoritetet.
“Agjencia rajonale administrative shtetërore për rajonin jugor të Finlandës akordoi lejen e kërkuar sipas ligjit finlandez për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2″ mes Rusisë dhe Gjermanisë në zonën ekonomike finlandeze”, theksoi agjencia në një komunikatë.
Më 5 prill, qeveria finlandeze kishte dhënë miratimin e saj për projektin e ndërtimit të gazsjellësit.

Lexo edheÇfarë ndieni kur përballeni me një grua të mbuluar? Ja si përgjigjet Macron
Projekti “Nord Stream 2” parashikon të dyfishojë deri në fund të vitit 2019 kapacitetet e “Nord Stream 1” dhe të mundësojë livrimin e sa më shumë gazi rus drejtpërdrejt në Gjermani, pa kaluar nga Ukraina.
Gjermani hoqi në fund të marsit pengesat e fundit për ndërtimin dhe funksionimin në ujërat e saj të gazsjellësit rus.