BallinaLajmeFiersai që hodhi gruan nga dritarja i shpëton dënimit maksimal

Fiersai që hodhi gruan nga dritarja i shpëton dënimit maksimal

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Fredi Ruko, 52-vjeçari nga Fieri i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi gjykata e Krimeve të Rënda i pranoi gjykimin e shkurtuar.

I pandehuri Ruko pranoi krimin duke kërkuar aplikimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë të cilën ia mbështeti edhe avokati mbrojtës me arsyetimin ligjor.

Edhe prokuroria nuk ishte kundër, çka i lehtësoi gjykatës vendimmarrjen, duke pranuar kërkesën e të pandehurit që akuzohet për “vrasjen e bashkëshortes”.

Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, seance u shty për t’i lënë kohë prokurorit të përgatisë konkluzionet përfundimtare.

Ngjarja për të cilën akuzohet Ruko ka ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar, ku pas një debate me bashkëshorten Liljana Ruko e ka hedhur atë nga dritarja e banesës së tyre në lagjen “Kryengritja” të Fierit, ku për pasoj ka gjetur vdekjen e menjëhershme. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz