‘FAVORE SEKSUALE PËR TË MARRË PROVIMIN’, PEDAGOGU I ARKITEKTURËS THANAS NUSHI JEP DORËHEQJEN (VIDEO)
BILLI

Lexo edhePolici shqiptari pritet si hero, pasi ishte plagosur në krye të detyrës në New York

Pedagogu i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Thanas Nushi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante pranë këtij institucioni.
Lajmi është dhënë nga studentët e këtij fakulteti, të cilët kanë postuar dhe videon nga momenti dorëheqjes.
Emri dhe fotoja e Nushit doli nga studentët në pankartat e tyre para MAS ku ai akuzohej se kërkonte favore seksuale nga vajzat në këmbim të marrjes së provimit. Në pankartën ikonike kundër pedagogut shkruhej “Ti vajzë do e marrësh provimin kur ta shohësh tavanin me mua”, duke nxjerrë në pah një nga anët e errëta të tij.
Gjithashtu një nga studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës ka treguar live në emisioni Opinion momentin sesi është dorëhequr Thanas Nushi.
‘Në fillim profesori po kundërshtonte çdo gjë dhe po thoshte se po e sulmonim moralisht, derisa u çua një studente nga salla, e cila tha se akuzat i kemi me video, me prova dhe në atë moment ai tha mirë po jap dorëheqjen’, u shpreh studentja.

Lexo edhePolici shqiptari pritet si hero, pasi ishte plagosur në krye të detyrës në New York