Fatkeqësia ajrore, nuk ka asnjë të mbijetuar
03

Lexo edheNjë shembull nga Finlanda? Qeveria jep dorëheqjen pasi dështoi me një reformë

Televizioni shtetëror i Etiopisë njoftoi se të gjithë 157 pasagjerët që ndodheshin në avion kanë gjetur vdekjen në fatkeqësinë ajrore pranë Addis Ababa-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni i pasagjerëve Ethiopian Airlines i linjës së rregullt nga Addis Ababa drejt Nairobit është rrëzuar menjëherë pas nisjes.
Televizioni shtetëror i Etiopisë njoftoi se në aksident jetën e kanë humbur të gjithë 149 pasagjerët dhe 8 anëtarët e ekuipazhit. Burimi i njëjtë thotë se viktimat ishin nga 33 shtete të ndryshme.
Ethiopian Airlines njoftoi se jetën e kanë humbur 32 shtetas të Kenias, 17 shtetas të Etiopisë dhe se viktimat tjera janë nga 31 shtete tjera.
Lexo edheNjë shembull nga Finlanda? Qeveria jep dorëheqjen pasi dështoi me një reformë
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve 737-8 MAX. Avioni ishte blerë në nëntor të vitit të kaluar.