Një shembull nga Finlanda? Qeveria jep dorëheqjen pasi dështoi me një reformë
BILLI
Lexo edheTurqia prodhon detektorin e minave më të lehtë në botë
Qeveria e Finlandës dha dorëheqjen të premten pasi nuk arriti të kryente reformën për sistemin e kujdesit shëndetësor.
Presidenti miratoi dorëheqjen e Kryeministrit Juha Sipila dhe kërkoi nga qeveria e tij të vazhdojë si një qeveri e kujdesit deri në emërimin e një kabineti të ri.
Rënia e qeverisë vjen vetëm një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, pasi Sipila nuk arriti të shtyjë reformat. Ndryshimet ishin vendimtare për planin e koalicionit qeverisës trepalësh për të balancuar financat publike.

Lexo edheTurqia prodhon detektorin e minave më të lehtë në botë