back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeEvropa po hesht, Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë thotë...

Evropa po hesht, Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë thotë Vulin

Të ngjajshme

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...

Banorët vënë në pikëpyetje orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një diskutim interesant gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë...

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...
- Advertisement -

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka dërguar një mesazh shumë të qartë diplomatik dhe politik, se Rusia e mbështet çdo zgjidhje që Serbia arrin me Kosovën.

Aleksandar Vulin, ministër i Mbrojtjes në Serbi, vlerëson se çfarëdo që përkon me Serbinë lidhur me marrëveshjen me Kosovën do të përkrahet nga Rusia.

Vulin ka theksuar se Rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe nëse dikush mendon se pa këtë rezolutë mund të gjendet zgjidhje e ka gabim.

“Është shumë e vështirë të shpjegohet rruga evropiane për shkak të politikës me standarde të dyfishta të Prishtinës. Ata vendosën tarifa ndaj produkteve të Serbisë për të cilat Evropa nuk po bën sa duhet presion”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka potencuar se Evropa po heshtë përdersia ‘një Shqipëri e madhe po krijohet para syve tanë’.

“Asnjë fjalë e vetme për këtë. Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse dikush në Serbi do përmendte diçka të tillë. Një Shqipëri e madhe është shumë e rrezikshme për Ballkanin”, është shprehur Vulin.

Ministri serb ka shtuar se serbët nuk duhet të pranojnë të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pasi me një gjë të tillë dëshmojnë se janë kundër vëllezërve dhe fqinjëve serb./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz