back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeI shkarkoi, Edi Rama u gjen vende të tjera pune ish-ministrave

I shkarkoi, Edi Rama u gjen vende të tjera pune ish-ministrave

Të ngjajshme

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një...

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...
- Advertisement -

Ish-ministrat e shkarkuar nga Edi Rama nuk do të jenë vetëm deputetë të thjeshtë.

Rama ka menduar sërish për ta.

Besohet se të gjithë ish-ministrave do të ju besohet drejtimi i disa komisioneve parlamentare.

Kështu ka bërë të ditur sot Report TV.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka lënë bosh karrigen si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në këtë post, do të vendoset Arben ahmetaj.

Bled Çuçi si ministër bujqësie ka lënë dy vende bosh: Atë të reformës zgjedhore dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Si nënkryetar i këtij komisioni pritet të propozohet Ditmir Bushati.

Si bashkëkryetare të Reformës Zgjedhore PS pritet të vendosë Blerina Gjylametin.

Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, do të jetë kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduart Shalsit.

Ndërsa ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë.

PS do të vendosë në këtë pozicion deputeten Klodiana Spahiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz