Emër i përfolur për President, reagon profesori Ibrahim Berisha: Kultura dhe letërsia fokusi i vetëm
dp

Lexo edheZyra për Media e PDK-së sqaron komunikatën: Deputetëve iu shpreh mirënjohje, sepse shumica e tyre nuk janë pjesë e Kryesisë

Emri i profesorit Ibrahim Berisha po përmendet si kandidat potencial për President të Kosovës.
Berisha nuk është deklaruar për këtë, por në ditën ku emri i tij u përmend ai ka shkruar një postim në Facebook.
Ai ka thënë se sot kanë dalë ekzemplarët e parë të librit të tij, tri novela “Rrëfimi i pendimit”, duke shtuar se kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokusi i tij i vetëm ku do vazhdojë përqëndrimin.

Lexo edheZyra për Media e PDK-së sqaron komunikatën: Deputetëve iu shpreh mirënjohje, sepse shumica e tyre nuk janë pjesë e Kryesisë
“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: “Rrëfimi i pendimit”. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqendrohem”, ka shkruar Berisha. /Gazeta Express