back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeElezaj prezanton investimet në infrastrukturën e Sferkës

Elezaj prezanton investimet në infrastrukturën e Sferkës

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka prezantuar investimet në infrastrukturën e fshatit Sferkë.

Elezaj thotë se në tri vitet e fundit është përfunduar rindërtimi i rrugës Volljak-Qupevë-Sferkë, ndërsa tani ka nisur faza përfundimtare e rindërtimit të rrugës Sferkë-Bubël-Përçevë.

“Me këtë projekt po e përmbyllim një investim prej mbi 7.5 km rrugë të riasfaltuara, me vlerë mbi 600 mijë euro vetëm gjatë këtyre tre viteve” u shpreh Elezaj.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Gjatë tre viteve të fundit kemi përfunduar rindërtimin e rrugës Volljak Qupevë Sferkë, ndërsa tash kemi filluar edhe fazën përfundimtare të rindërtimit me asfalt të rrugës në fshatin Sferkë, në drejtim të fshatit Bubel dhe në drejtim të fshatit Përçevë.

Me këtë projekt po e përmbyllim një investim prej mbi 7.5 km rrugë të riasfaltuara, me vlerë mbi 600 mijë euro vetëm gjatë këtyre tre viteve.

Shumë shpejt do të fillojë edhe asfaltimi i degëzimeve të mbetura në fshatin Sferkë, duke përfunduar plotësisht infrastrukturën rrugore në këtë zonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz