Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO, në bashkëpunim të ngushtë me Aviacionin e Task Forcës së Ushtrisë Amerikane, zhvilluan një stërvitje trajnimi për evakuim mjekësor në Kampin Villaggio Italia, në Pejë.
Stërvitja, e mbështetur nga një helikopter UH-60 Black Haëk, simuloi evakuimin e viktimave në kushte reale.
Ushtarët trajnuan hipjen dhe zbarkimin e viktimave gjatë operacioneve me helikopter, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërforcë.
KFOR-i thekson se aktivitete të tilla ndihmojnë në përgatitjen për emergjenca reale dhe forcojnë kohezionin ndërmjet njësive shumëkombëshe. Misioni mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri lëvizjeje për të gjithë në Kosovë.