BallinaLajmeEkstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuari me urdhërarrest...

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Të ngjajshme

Dardan Sejdiu: Me PDK-në çështja e presidentit zgjidhet për 5 minuta

“5 minuta punë”. Kaq duhet për ta gjetur zgjidhjen rreth...

Edhe pse mori një lajm jo të mirë nga familja, Garcia vendosi të luante!

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Garcia, ka përjetuar një moment...

Drejtori i Atleticos kritikon gjyqtarët e La Ligas pas vendimit ndaj Gerard Martin

Ndeshja Atletico Madrid-Barcelona ka marrë vëmendje së fundmi. E gjithë...

The Guardian vlerëson Muriqin, e sheh si lojtarin e vitit në La Liga

Vedat Muriqi po kalon sezonin e tij më të...

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 20.02.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas O. B. nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit nga policia i dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës, pasi që ai kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet maqedonase, për veprat penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike” dhe se ai i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu është bërë e ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz