Ekspertja e shëndetësisë largohet nga Vetëvendosja!
03·

Ekspertja e shëndetësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje!.
Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e vet në “Faecebook”.
Postimi i plotë i Latifi-Pupovci:

Lexo edheNdërron jetë avokati i njohur kosovar
Të nderuar miq,
Meqë shumë herë për këto vite ju kam shqetësuar duke kërkuar votë për Lëvizjen Vetëvendosjen!, ju njoftoj se që nga sot unë nuk jam më anëtare e kësaj lëvizje.
Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Komitetin për arsim, në Komitetin për shëndetësi, anëtarët e Këshillit të Prishtinës dhe të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, për bashkëpunimin dhe momentet e mira që më kanë dhuruar. Shpresoj që prurjet e reja brenda Lëvizjes! të jenë të qëlluarat.















