Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Z Mobile jep goditjen e fundit Telekomit të Kosovës, tenton ta...

Ekskluzive: Z Mobile jep goditjen e fundit Telekomit të Kosovës, tenton ta falimentojë

Të ngjajshme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas...

Vijon procesi gjyqësor në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas...

Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosovën, në Ballkanin Perëndimor

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet...

Kompania telefonike “Z Mobile” e cila udhëhiqet nga “Devolli Group” me pronar Blerim Devollin, ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Telekomit të Kosovës, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë, i cili obligon PTK-në që ta komensoj “Z Mobile” me 32 milionë euro për mos respektim të marrëveshjes.

“Z Mobile” ka deponuar padi në departamentin e krimeve ekonomike, kështu duke ia rrezikuar edhe qëndrueshmërinë financiare PTK-së.

“Njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të huaj të Arbitrazhit, e kërkon propozuesi” Dardafon-Net, LLC”, me seli në fsh. “Miradie e Epërm” Fushë Kosovë, kundër kundërshtarit të propozimit “Telekomi i Kosovës” me seli në Prishtinë, me propozimin e parashtruar me dt. 17.07.2018, pran Gjykatës Themelore-Departamenti për Çështjen ekonomike në Prishtinë”, thuhet në këtë vendim, kopje te të cilit ka siguruar edhe “Gazeta Blic”

Z-Mobile ushtron padi ndaj PTK-së

Megjithatë në maj të vitit të kaluar disa muaj pasi Gjykata e Arbitrazhit vendosi që ta dënonte Telekomin me 32 milionë euro për mosrespektim të marrëveshjes me Z Mobile, ish-shefi i Telekomit, Agron Mustafa, bashkë me menaxhmentin e Z Mobile kishin arritur një kompromis komercial. Mustafa e Devollët me një paraqitje disa minutëshe para mediave treguan se si kishin vendosur që të bënin një kompromis në mënyrë që Telekomi t’i shmangej pagesës së 24 milionë eurove sepse 8 milionë tashmë i janë paguar. Nuk dhanë detaje se mbi cfarë u morën vesh.

“Ne sot kemi arritur një marrëveshje e cila shpëton nga falimentimi PTK-në. Telekomi i Kosovës mbetet i paprekur nga kjo padi, falë bisedimeve mes meje dhe Blerim Devollit dhe menaxhmentit të PTK-së dhe Z Mobile”, thoshte Mustafa, duke i paraqitur Devollët si shpëtimtarë të Telekomit.

Menaxhmenti i Z-Mobile thoshte se këtë po e bënte për qëllime fisnike, për të mos dëmtuar Telekomin, e nuk u tregua se çfarë duhej të jepej në këmbim të kësaj mirësie. Marrëveshja e dytë, po aq kriminale sa e para, u mbajt krejtësisht e fshehur.

“Z-Mobile është një kompani që kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë kosovare, e assesi të shuaj vendet e punës, të dëmtojë një kompani e aq më pak Telekomin”, kishte thënë Milot Gjikolli gjatë ditës së paraqitjes publike me Mustafën rreth kontates.

Bazuar në kontratën e nënshkruar në atë kohë, Telekomi është i detyruar t’i paguaj Z Mobile shpenzimet në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Telekomi i paguan Dardafonit shumën totale 4,500,00.00 EUR në emër të kompensimit të shpenzimeve të procedurave juridike zhvilluar pranë Tribunalit të Arbitrazhit sipas rregullave të ICC”.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet PTK-së, gjegjësisht ish- drejtorit Shyqyri Haxha dhe kompanisë “Devolli” për krijimni e “Z mobile”, ishte kundërshtuar në vazhdimësi ga ekspertët e ekonomisë, për faktn se konsiderohej se e pafavorshme për Telekomin e Kosovës.

Kjo kontratë i ndante fitimet 72 përqind për “Z Mobile” dhe vetëm 28 përqind për kompaninë publike Telekomi i Kosovës.

Kjo ndarje, e cila ishte kundërshtuar nga të gjithë eksperëtët dhe publiku, i solli “Devolli Group” apo “Z mobile” një shumë prej 60 milionë eurove fitim, por megjithatë nuk iu mjaftoi. Shefi i kësaj kompanie telefonike Blerim Devolli, paditi Telekomin dhe fitoi edhe shumën prej rreth 32 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit