Ekskluzive/ Dalin për të bërë selfie në lumin Valbonë… çiftit nga Kosova i ndodh gjëma!

Gazeta Express zbardh të vërtetën e automjetit që u gjet i zhytur në lumin Valbonë ditën e djeshme dhe u raportua në media.
Në raportimet e mëparshme pati një sërë variantesh për arsyet e rënies të supermakinës Audi RS 7, por asnjëra prej tyre nuk qëndron. Vajza për të cilën u raportua se e kishte hedhur me qëllim makinën e saj në lumë, në fakt nuk e ka bërë diçka të tillë që të përfitonte nga siguracionet dhe garancia e automjetit luksoz.
Gazeta Express kontaktoi me autoritetet policore dhe u informua për shkakun që solli rënien e makinës në lumin Valbonë.
Makina është në pronësi të një çifti me origjinë nga Kosova, të cilët jetonin në Zvicër. Burrë e grua kishin ardhur për pushime në Shqipëri dhe në një moment kanë ndaluar pranë rrjedhës së lumit Valbonë për të bërë një foto selfie.

Lexo edheBlerim Latifi: Arbën Xhaferi mund të krahasohet veç me Rilindësit e figura si Nolit dhe Konicës (Video)
(Video eshte publikuar nga JOQ)
Çifti është larguar nga automjeti dhe padashur ka harruar ta sigurojë duke e lënë në afolje. Në kushtet e terrenit të papërshtatshëm, automjetin e ka marrë inercia dhe ka përfunduar në Valbonë.
Kësisoj, makina mijëra euroshe u shkatërrua aksidentalisht… për një selfie.














