Hugo Ekitike do të jetë përforcimi i radhës i Liverpoolit.
Ai do të jetë blerja e 5-të e “reds”-it, pas atyre të Mamardashvili, Frimpong, Wirtz dhe Kerkez.
Francezi, tashmë ka marrë rrugën drejt Anglisë ku do të përfundojë fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e tij.
Liverpooli i pagoi rreth 95 milionë euro, Eintracht Frankfurtit për shërbimet e francezit ku do të nënshkruajë kontratën 6-vjeçare.
Ekitike, kujtojmë se ishte një ndër sulmuesit më të mirë në Bundesliga, ku i cili shënoi 26 gola në 64 paraqitje që kur ju bashkua “shqiponjave”, janarin e vitit të kaluar.
Ai këtë sezon ndihmoi skuadrën të përfundonte në top 3-shen e Bundesligas, duke siguruar njëkohësisht edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.