Pejë: Gruaja denoncon ish-bashkëshortin për frikësim, vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, policia e arreston
dp

Lexo edheInflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset

Sipas raportit policor, viktima, shtetase e Kosovës, është ndarë nga bashkëshorti para disa muajsh. Çifti ka dy fëmijë, ndërsa procedurat e shkurorëzimit janë ende në proces gjyqësor.
Gruaja ka deklaruar se ish-bashkëshorti, po ashtu shtetas i Kosovës, vazhdon ta kontaktojë përmes mesazheve dhe se ndien frikë nga ai.
Pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Lexo edheInflacioni 7.8% për muajin shtator, ekonomistët kërkojnë masa urgjente për qytetarët dhe bizneset
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 09.07.2026 – NN. Me 30.10.2026, është raportuar se viktima femër kosovare para disa muajve ishte ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë dy fëmijë dhe se procedura e shkurorëzimit është në proces gjyqësor, por i dyshuari mashkull kosovar, vazhdon t’i dërgoj mesazh dhe se e njëjta ka frikë nga ai. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/