Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDëshmitari thotë se grupi terrorist i Banjskës ishte shumë i organizuar

Dëshmitari thotë se grupi terrorist i Banjskës ishte shumë i organizuar

Të ngjajshme

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca vazhdon me dëshminë e policit hetues Halim Behramaj. “Kemi kuptuar se s’kemi të bëjmë me një grup të thjeshte, por me një grup shumë të organizuar. E kam parë rreshterin Afrim Bunjakun ishte i shtrirë në rrugë, ishte e pamundur me u afrua, nga ajo pozitë ki ishim, Avni Shala e ka kthyer zjarrin pasi kishte një armë automatike, të shtënat vazhdonin pa ndërprerë”, ka deklaruar Behramaj para trupit gjykues.

“Në hetuesi keni thënë se ky është një sulm ushtarak, a mund të na jepni një sqarim shtesë se ky ka qenë sulm ushtarak mirë i organizuar”, e ka pyetur dëshmitarin mbrojtja e të akuzuarve.

“Fillimisht vendi ku janë bërë barrikadat, përdorimi i eksplozivit, murtajat e dorës, nga zhurma e kemi kuptuar se nuk bëhet fjalë vetëm për një lloj arme. Ata janë vendos për me qëndru aty dhe për me na sulmuar. Sigurisht pasi kanë arrit njësitë speciale janë detyruar me u largu”, është përgjigjur zyrtari policor.

- Advertisement -

Të Fundit