Policia konfirmon arrestimin e një personi në Prishtinë të kërkuar nga Gjermania përmes INTERPOL-it
dp

Lexo edhePejë: Gruaja denoncon ish-bashkëshortin për frikësim, vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, policia e arreston

Një ditë pasi IndeksOnline raportoi për arrestimin e dy personave në Rrugën B në Prishtinë, Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e një shtetasi gjerman, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane përmes INTERPOL-it.
Arrestimi është kryer më 30 tetor, rreth orës 17:40, në Prishtinë, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera të Policisë.
I arrestuari, me inicialet T.Y., kërkohej për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Shkaktimi i lëndimeve të rënda trupore”.

Lexo edhePejë: Gruaja denoncon ish-bashkëshortin për frikësim, vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, policia e arreston
Me urdhër të prokurorit kujdestar, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/