back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaSportEdon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e...

Edon Zhegrova mbërrin në stërvitje me Ferrarin e tij, përshëndet tifozët e Juventusit me autografe

Të ngjajshme

Trump: Lufta me Iranin është thuajse e përfunduar, SHBA shumë përpara planit fillestar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndryshuar qëndrimin e...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga Turqia

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Sauk...

A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth...

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova ka tërhequr vëmendjen para stërvitjes së Juventusit, duke mbërritur me makinën e tij luksoze Ferrari. Pamja e yllit të Kosovës nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët që e prisnin jashtë qendrës stërvitore.

Zhegrova ndaloi për disa minuta për të përshëndetur tifozët “bardhezi”, duke treguar respekt dhe mirënjohje për mbështetjen e tyre. Ai u dha autografe disa fansave të Juventusit, të cilët e pritën me entuziazëm, shkruan Indeksonline

Edhe pse sulmuesi kosovar nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e “Zonjës së Vjetër” këtë periudhë, dashuria e tifozëve ndaj tij mbetet e madhe.

Lojtari “dardan” nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Pisa-s, por shpreson të ketë minutazh ndaj Udineses, që luhet më 14 mars./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz