back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaSportShkëndija reagon ashpër: Vardari po favorizohet, referimi është skandaloz

Shkëndija reagon ashpër: Vardari po favorizohet, referimi është skandaloz

Të ngjajshme

iPhone 17e: Përmirësim i madh me një çmim surprizues

Ka qenë një periudhë e shkëlqyer për iPhone. Në...

Qeveria pret vendimin përfundimtar pas pezullimit të dekretit nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme që pezullon...

Katër adoleshentë në të tridhjetat

Grupi i dashur i komedisë nga Nju Jorku, Simple...

Shkëndija e Tetovës ka reaguar ashpër pas zhvillimeve në xhiron e 22-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar për vendime skandaloze të gjyqtarëve dhe duke paralajmëruar se mund të rishqyrtojë investimet në klub nëse situata vazhdon.

Klubi tetovar thekson se për një kohë të gjatë ka zgjedhur të heshtë, me shpresën se institucionet përgjegjëse do të reflektojnë dhe do të ndërmarrin masa për të garantuar drejtësi në kampionat.

Megjithatë, sipas tyre, ajo që ndodhi në ndeshjet e fundit – përfshirë përballjet Shkëndija – Brera dhe Sileks – Vardar – përbën “kufirin e fundit”.

Sipas Shkëndijës, vendimet e gjyqtarëve që, sipas klubit, kanë favorizuar vazhdimisht Vardarin, po dëmtojnë rëndë integritetin e garës dhe po krijojnë një perceptim negativ për mënyrën se si administrohet kampionati nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.

Klubi thekson se heshtja e deritanishme ishte bërë me shpresën për reflektim, por tani konsideron se kjo është interpretuar si dobësi.

Në reagim, Shkëndija thekson gjithashtu se investimet në klub janë private dhe rezultat i punës dhe sakrificës për të ndërtuar një klub serioz që përfaqëson denjësisht qytetin dhe vendin në garat ndërkombëtare.

Tetovarët paralajmërojnë se nëse vazhdon, siç e quajnë ata, qasja e pabarabartë dhe referimet skandaloze, do të detyrohen të vënë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e investimeve në këtë ambient.

Njëkohësisht, klubi njofton se për zhvillimet në kampionat do të informojë edhe institucionet ndërkombëtare, përfshirë UEFA.

“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë. Shkëndija nuk kërkon asgjë më shumë se kaq,” thuhet në fund të reagimit të klubit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz