Edon Zhegrova mund të transferohet në Premierligën angleze.
Sipas raportimeve nga Calciomercato, drejtuesit Evertonit po përgatisin një ofertë të re, me synimin për të bindur Juventusin, që të lejojë largimin e sulmuesit kosovar, shkruan IndeksOnline.
Evertoni e sheh Zhegrovën si një përforcim kyç për repartin ofensiv, duke vlerësuar shpejtësinë, kreativitetin dhe aftësinë e tij për të krijuar raste shënimi.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Juventusi do të jetë i hapur për negociata këtë herë, apo do të vendosë ta mbajë lojtarin në projektin e tij për sezonin e ardhshëm.
Pritet që zhvillime të reja të ketë në ditët në vijim, ndërsa “Toffees” synojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt për të shmangur konkurrencën nga klube të tjera evropiane./IndeksOnline/