Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare
03
Lexo edhePolicia zvicerane kap në avion mbi 600 kg drogë me destinacion drejt Atlantikut
Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet perëndimore edhe mëngjesin e sotëm po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata mëngjesin e sotëm janë regjistruar në pikë-kalimin kufitar në Merdare, ku për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë. Ndërsa për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta.
Në Merdare, kolonat e automjeteve në dalje janë deri në 1,4 km, kurse në 100 metra.
Edhe në pikë-kalimin kufitar të Dheu i bardhë në dalje të Kosovës pritet deri në një orë, kurse në hyrje deri në 30 minuta.

Lexo edhePolicia zvicerane kap në avion mbi 600 kg drogë me destinacion drejt Atlantikut
Në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje të gjata, në hyrje as në dalje.
Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.