BallinaShqiptareEdhe një kosovar mbytet në Velipojë

Edhe një kosovar mbytet në Velipojë

Të ngjajshme

Një i moshuar nga Kosova ka gjetur vdekjen sot në plazhin e Velipojës. Personi është parë me vështirësi nga pushuesit, teksa lahej në det.

Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën ndërsa kanë tentuar ta nxjerrin nga uji.

Të moshuarit, i cili thuhet të jetë 76-vjeçar me inicialet B. A. i është dhënë ndihma e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore të Velipojës, por ai ka ndërruar jetë rreth orës 12:00.

I moshuari me banim në Prishtinë të Kosovës pushonte me familjarët në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Policia thotë se “po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz