BallinaLajmeEdhe Limaj thotë se Haradinaj duhet të japë dorëheqje

Edhe Limaj thotë se Haradinaj duhet të japë dorëheqje

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Fatmir Limaj në një intervistë ka folur për qëndrimin e tij karshi qëndrueshmërisë së koalicionit dhe punën e qeverisë.

I pyetur nëse ndan mendimin e njëjtë me Jakup Krasniqin – i cili është kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, dhe një ndër themeluesit e partisë – se kryeministri do të duhej të ofronte dorëheqjen, Limaj tha se me Krasniqin ndajnë opinionet dhe shqetësimet e njëjta.

“Ne i ndajmë shqetësimet e përbashkëta në të gjitha analizat me z. Krasniqin aty ku është vendi. Absolutisht të gjitha. Edhe opinionet dhe sugjerimet për të ardhmen i kemi të njëjta për faktin se për këto fenomene jemi të shqetësuar dhe kemi qëndrim ndryshe nga të tjerët. Nuk bëjmë kalkulime të ngushta partiake. Krasniqi nga profili i tij jep parashikime, mendime të pakufizuara. Natyrisht që jemi në përputhje të plotë me vizionin, qëndrimin dhe angazhimin e përbashkët”, është shprehur ai.

Jakup Krasniqi pati deklaruar në Rubikon të KTV-së se po të ishte në vend të kryeministrit Haradinaj do të ofronte dorëheqjen meqë nuk po shkon asgjë mirë me vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz