BallinaLajme"E vështirë qenka të festoj larg teje, por ti festo e gëzo...

“E vështirë qenka të festoj larg teje, por ti festo e gëzo me fëmijët tanë” Jakup Krasniqi nga Haga letër urimi gruas për ditëlindje

Të ngjajshme

Aktorja diagnostikohet me kancer të gjirit

Aktorja e njohur Amanda Peet ka ndarë së fundmi...

AAK dorëzon kërkesë me katër masa urgjente për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për...

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Jakup Krasniqi i dërgon letër urimi gruas së tij për ditëlindje.

E ka zbuluar Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit e cila uruar nënën e saj për ditëlindje.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! Jakup Krasniqi15 Maj, 2021”, ka shkruar Krasniqi.

Jakup Krasniqi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza kundër tij u konfirmua më 26 tetor 2020.

Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas së Drejtës Ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz