BallinaLajmeE tmerrshme: Vetëm sot 6 persona humbën jetën në aksidentet në Kosovë

E tmerrshme: Vetëm sot 6 persona humbën jetën në aksidentet në Kosovë

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Rrugët e Kosovës po vazhdojnë të përgjaken për çdo ditë nga aksidentet. Vetëm sot kanë humbur jetën 6 persona në aksidente trafiku. Kurse, vetëm gjatë muajit korrik kanë vdekur më shumë se 15 persona.

Dita e dytë e muajit gusht ka nisur keq për shumë familje të Kosovës. Vetëm ditën e sotme, gjashtë familje kosovare kanë humbur me të afërmit e tyre nga aksidentet në rrugë.

Fat të ngeshëm kanë pasur edhe dhjetëra familje të tjera, të afërmit e të cilëve gjetën vdekjen në rrugët e Kosovës muajt e fundit.

Në Policinë e Kosovës kanë treguar se aksidenti i parë gjatë ditës së enjte ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Kurse, në Kaçanik një i mitur ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar.

Ndërkaq, në Suharekë, nga një aksident mes dy veturave, njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës, kanë humbur jetën dy persona, një femër dhe një mashkull (familjarë), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.

E aksidenti i fundit i deritashëm që ishte tragjik ka ndodhur në rrugën Podujevë-Prishtinë. Në këtë aksident kanë mbetur dy persona të vdekur dhe tre janë lënduar.

“Para rreth gjysmë ore është shkaktuar një aksident trafiku, ku si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”. /Gazeta Express/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz