back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportE konfirmon edhe futbollisti drenicas, po shkon në Serie A

E konfirmon edhe futbollisti drenicas, po shkon në Serie A

Të ngjajshme

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 milion skanime digjitale

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka njoftuar se...

E pabesueshme ku ka rënë Insigne, dikur yll i madh në Serie A

Ylli i dikurshëm i Napolit, Lorenzo Insigne do të...

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

Mërgim Vojvoda mund të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane raportojnë prej disa ditësh se mbrojtësi i djathtë i Kosovës dhe Standard Liegut të Belgjikës është pranë kalimit tek çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve, Atalanta.

Vojvoda ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë rreth kalimit te klubi nga Bergamo.

“Drejtuesit e klubit kanë ardhur dy tri herë në Belgjikë për mua. Unë kam arritur marrëveshje me ta dhe tani pritet që edhe klubet të arrijnë marrëveshje mes vete”, deklaroi Vojvoda për ‘GazetaOlle’.

Ai tregon edhe ditën finale kur do të vendoset nëse do të bëhet pjesë e Atalantas.

“Të hënën dihet gjithçka, pasi në këtë ditë është takimi final i klubeve”, shtoi 25-vjeçari.

Nëse Atalanta nuk përmbushë kërkesat e Standard Liege, Mërgimi ka edhe opsionet tjera.

“Janë edhe tri klube tjera të interesuara për mua, por deri më tani Atalanta është treguar më konkrete”, theksoi drenicasi.

Vojvoda vitin e kaluar iu bashkua Standardit nga Excel Mouscron.

Me kampionët e shumëfishtë të Belgjikës shkëlqeu duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.

Me paraqitjet dhe maksimumin e dhënë në secilën ndeshje të Kosovës, Mërgimi është bërë idhull edhe i Dardanëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz