back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaBotë“Duhen vite për rindërtimin”, Erdogan jep garancinë e fortë: Punoj me Amerikën...

“Duhen vite për rindërtimin”, Erdogan jep garancinë e fortë: Punoj me Amerikën për Gazën

Të ngjajshme

Muajin e kaluar s’pati, Szoboszlai tregon se a e mori fanellën e Ronaldos mbrëmë!

Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Hungarisë u takuan...

Një emër i madh mund të bëhet trajner i Suedisë pas largimit të Tomassonit

Kombëtarja e Suedisë dje shkarkoi trajnerin, Jon Dahl Tomasson...

Mot i luhatshëm, temperaturat deri në 18 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale...

Haliti: Nëse mbahen zgjedhje të reja në Kosovë, Vetëvendosje do të humbë shumë vota

Ish- deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan thotë se vendi i tij do të ketë një rol të veçantë në rindërtimin e Rripit të Gazës, ndërsa konfirmon se do të bashkëpunojë dhe me Amerikën.

“Ne treguam një vendosmëri të fortë në Sharm el-Sheikh. Shpresoj që deklarata katërpalëshe që nënshkruam me Presidentin e SHBA-së Trump, Presidentin egjiptian Al-Sisi dhe Emirin e Katarit, Sheikh Tamim, do të jetë një moment i ri në rrugën drejt paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”, deklaroi Erdogan.

“Rimëkëmbja e Gazës ka të ngjarë të zgjasë me vite. Ka një periudhë ndërtimi dhe një periudhë rigjallërimi. Turqia ka një detyrë të rëndësishme si në ndërtim ashtu edhe në rigjallërim. Sigurisht, kjo do të diskutohet dhe debatohet së bashku me shtetet e Gjirit, duke filluar me Shtetet e Bashkuara, dhe ne do të vendosim për hapat që do të ndërmarrim për këtë çështje. Dëshira jonë është që hapi domethënës i djeshëm të kurorëzohet me një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë. Padyshim, e vetmja mënyrë për ta arritur këtë është krijimi i një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe territorialisht të paprekur, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, shtoi Presidenti i Turqisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz