BallinaDrenica +Drenica SportDrita – Drenica, ky është rezultati përfundimtar

Drita – Drenica, ky është rezultati përfundimtar

Të ngjajshme

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin...

Thashetheme për shtrimin e Trumpit në spital, reagon Shtëpia e Bardhë

A është dërguar me të vërtetë Donald Trump në...

Bedri Hamza uron qytetarët e besimit të krishterë: Gëzuar Pashkët me paqe dhe harmoni

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës. Nga këto tri ndeshje, fitoren arritën ta gjejnë Drita, kundër Drenicës, dhe Ferizaj, kundër Ballkanit.

Drita – Drenica

Drita e fitoi ndeshjen kundër Drenicës, në stadiumin e qytetit të Gjilanit, me rezultat 2:0. Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për Dritën, pasi që ato e ngritin klubin nga pozita e shtatë në të katërtën, shkruan Gazeta Express.

Gjatë pjesës së parë, përkundër që luajti si mysafir, Drenica u tregua më e rrezikshme, me tri tentime për të shënuar gol. Mirëpo, futbollistët e Drenicës nuk ishin të saktë para portës në asnjërën nga këto raste.

Ndërsa, në pjesën e dytë, Drita e ndëshkoi klubin mysafir për rastet e humbura. Në minutat shtesë të lojës, klubi gjilanas i shënoi dy gola, të cilat ia siguruan tri pikët e kësaj ndeshjeje. Golin e parë e shënoi Kyrian Nwabueze (90’+1), ndërsa të dytin e shënoi Xhevdet Shabani, nga pika e penalltisë (90’+6).

Liria – Gjilani

Në orën 13:30 filloi edhe ndeshja mes Lirisë dhe Gjilanit, e cila ishte ndeshja e vetme në të cilën u shënua gol qysh në pjesën e parë. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

Për Lirinë shënoi, në minutën e 29-të të ndeshjes, Blendi Memaj dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0. Memaj i pati edhe dy raste të tjera për të shënuar gol gjatë pjesës së parë, mirëpo njërën e goditi mbi portë, e tjetrën e priti portieri Haxhimusa.

Ndërsa, në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 75-të, Keita Razak e shfrytëzoi një pasim të mirë nga Magani për ta shënuar golin e barazimit.

Ferizaj – Ballkani

Në stadiumin e qytetit, në Ferizaj, u zhvillua ndeshja e vetme e cila përfundoi me fitues. Ferizaj e mposhti Ballkanin me rezultat 1:0, përmes golit të shënuar nga Bashkim Shala, në minutën e 85-të të ndeshjes.

Afër fundit të pjesës së parë, Blend Baftiu e krijoi një rast të mirë për ta kaluar në epërsi klubin suharekas, mirëpo goditja e tij shkoi mbi portë. Për Ferizajin, mundësi për të shënuar pati Bashkim Shala, mirëpo goditjet e tij u pritën në dy raste nga portieri Armend Ruxhi.

Tabela e Superligës së Kosovës, pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz