Bylbyl Sokoli e pranon këtë fakt nga ndeshja me Drenicën

Bylbyl Sokoli ka pranuar se ekipi i tij u mund nga skuadra më e mirë, në ndeshjen e xhiros së 19-të të IPKO Superligës.
Në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, Ferizaj pësoi humbje 3:1 në udhëtim te Drenica, transmeton Insporti
Trajneri i Ferizajt, në rolin e analistit në emisionin ‘Dueli Sportiv’, theksoi se në këtë xhiro fituan favoritët, dhe se Drenica me meritë shënoi fitore.
“Duke i pasur parasysh rezultatet e ndeshjeve, mendoj se favoritët kanë fituar. Ndoshta befasues është barazimi i Gjilanit sepse është pritur fitore, Drenica me meritë ka fituar kundër Ferizajit, ka qenë më e mirë në të gjitha aspektet”, tha Sokoli.
Ai shtoi se Ferizaj duhet të mësojë nga gabimet, në mënyrë që të mbetet në Superligë.

Lexo edheLushtaku: Shënuam fitore të merituar
“Ferizaji duhet të nxjerrë diçka të mirë prej kësaj ndeshje, kjo humbje e cila ka ndodhur mos t’i përsëritet në këtë formë sepse kemi dështuar aty ku kemi punuar më së shumti që të neutralizojmë forcën e kundërshtarit”, shtoi Sokoli.
“Unë e di se si trajner i Ferizajit do të kem shumë problem, do të ketë shumë punë që të dalim prej kësaj zone ku jemi, sepse vërtetë kemi probleme në aspektin e përgatitjes fizike, sepse ka qenë kohë e shkurtër, as tri javë nuk kemi pasur për t’u përgatitur dhe kjo po na shkakton shumë kokëçarje në përgatitjen e strategjisë për lojë, por shrpesojmë që të nxjerrim rezultate të favorshme në ndeshjet e ardhshme, dhe t’i ikim zonës së rrezikshme”, përfundoi ‘Profa’.
Ferizaj i Bylbyl Sokolit, pas 19 xhirove renditet në pozitën e 11-të në tabelë, me 18 pikë të tubuara. Liria, që gjendet në pozitën e 10-të ka një pikë më shumë, kurse 25 pikë ka Trepça ’89 e vendit të 9-të. /Insporti.com/














