HomeLajme‘Drenicaku’ i ‘O Sa Mirë’: Do të jem në listën e AAK-së...

‘Drenicaku’ i ‘O Sa Mirë’: Do të jem në listën e AAK-së për deputet

Të ngjajshme

Sulmoi zyrtarët policorë, prokurori urdhëron dërgimin e të dyshuarit në repartin psikiatrik

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se...

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia gjen tri gëzhoja në vendin e ngjarjes

Një rast i “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” është...

Rodri: Do ta shkëmbeja Topin tim të Artë me..!

Një nga fituresit e Topit të Artë, Rodri ka...

Artisti Jeton Zogjani që së fundmi i hyri politikës duke u anëtarësuar në AAK e ka konfirmuar në emisionin Frontal se do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputet.

Do të jem në listën e deputetëve dhe nuk ka diskutim që do të jem pjesë e Kuvendit”, ka deklaruar Zogjani.

Ai tha se e meriton votën e qytetarëve pasi është i pa korruptuar.

Tutje Zogjani në emisionin Frontal tha se ishte qeverisja e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, e shtyu të bëhet pjesë e partisë së tij.

“Haradinaj ka marrë vendim t’iu del përballë problemeve e jo të ikë nga problemet. Nuk kam bërë ndonjë marre, sepse kam hyrë në një parti të shqiptarëve”, tha Zogjani në emisionin Frontal në T7.

Ndërkaq kritiku i artit, Albert Heta, deklaroi se anëtarësimet e artistëve bëhet për shkak të famës së tyre.

“Artistët janë përdorur për momente elektorale, për të tërheqë vëmendjen për partitë ku anëtarësohen. Sikurse kalimet e tjera, nuk ka dallim edhe me hyrjen e artistëve në politikë. Për mua pushon të jetë artistë ai që hyn në politikë”, tha Heta në T7.

Dy të ftuarit gjatë emisionit u përplasën edhe rreth takses 100% të vendosur kundër produkteve serbe nga ana e Qeverisë Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz