Arrestohet një i mitur në Ferizaj, dyshohet se kanosi familjarët dhe dëmtoi një derë
dp

Lexo edheNis numërimi i votave me postë, VV po prinë me 78%

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 qershor 2026, rreth orës 09:40, ku i dyshuari, mashkull kosovar i mitur, dyshohet se ka kanosur anëtarë të familjes së tij dhe njëkohësisht ka dëmtuar një derë.
Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar në prani të procedurave ligjore për të mitur.
Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/

Lexo edheNis numërimi i votave me postë, VV po prinë me 78%