Sulmoi zyrtarët policorë, prokurori urdhëron dërgimin e të dyshuarit në repartin psikiatrik
dp

Lexo edheTë shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia gjen tri gëzhoja në vendin e ngjarjes

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 qershor 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatime Xhaka” në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa si pasojë e incidentit njëri nga policët ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet për trajtim në repartin psikiatrik, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse. /Lajmi.net/

Lexo edheTë shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia gjen tri gëzhoja në vendin e ngjarjes