Njëra nga shtetet organizatore, ShBA ka shënuar fitoren më të thellë deri më tani në Kupën e Botës.
Kombëtarja e Amerikës, mposhti Paraguain me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
Ishte minuta e shtatë kur futbollisti i Paraguait, Damian Bobadilla shënoi autogol, apo goli më i shpejtë i kampionatit.
ShBA nuk uj ndal me kaq, pasi shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, ku protagonist ishte sulmuesi i Monacos, Folarin Balogun i cili realizoi në minutat 31′ dhe 45+5′.
Paraguai tentoi të rikthehet në lojë, duke ngushtuar rezultatin me golin e Mauricio, në minutën e 73-të por Giovanni Reyna vulosi fitoren e USA, në 90+8.
Në ndeshjet e ardhsme, ShBA e udhëhequr nga Mauricio Pochetino do të luaj me Australinë, derisa Paraguai kundër Turqisë./IndeksOnline/