HomeLajmeShqipëri: Në pak javë janë arrestuar 46 persona me rrezikshmëri të lartë

Shqipëri: Në pak javë janë arrestuar 46 persona me rrezikshmëri të lartë

Të ngjajshme

Banorët e Rrjollit në protestë kundër ndërtimit të resortit, heqin rrethimin me tela

Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës protestuan sot kundër...

Fitorja e Amerikës me shije të hidhur, lëndohet Pulisic?

Amerika e nisi për mrekulli Kupën e Botës, duke...

NATO flet nga selia për ndryshimet e mundshme në misionin në Kosovë

Zyrtari më i lartë ushtarak i NATO-s, Alexus Grynkewich,...

Në dokumentarin për Adem Shehin, Haxhiu: Shqipëria ishte krah Kosovës në kohë lufte

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Duke pasur parasysh situatën e qëndrueshme të sigurisë, NATO...

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba dhe Ermal Haxhiu, drejtor për Kufirin dhe Migracionin, kanë dalë në konferencë për mediat, për bilancin e punës në muajin maj dhe dy javët e para të qershorit.

Në pak javë, ata thanë se janë evidentuar 1436 raste të ndryshme të veprave penale, ndërsa janë zbuluar 92.6% e tyre.

Sipas tyre, janë realizuar 58 operacione në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, goditjes së lojërave të fatit apo prostitucionit. U veçuan 4 fazat e operacionit “Zonat”, ku janë goditur rrjetet e shpërndarjes së lëndës narkotike, sidomos pranë shkollave.

“Në pranga kanë përfunduar 46 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kryesisht me tendencë në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit”, shkruan KlanTV.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz