Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, Policia gjen tri gëzhoja në vendin e ngjarjes
dp

Lexo edheDyshime për para të falsifikuara në Prishtinë, sekuestrohen 450 euro në monedha metalike

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 12 qershorit 2026, rreth orës 20:35. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Gjatë kontrollit të lokacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si provë materiale në procedurat hetimore.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Lajmi.net/

Lexo edheDyshime për para të falsifikuara në Prishtinë, sekuestrohen 450 euro në monedha metalike