Dyshime për para të falsifikuara në Prishtinë, sekuestrohen 450 euro në monedha metalike
dp

Lexo edheArrestohet një i mitur në Ferizaj, dyshohet se kanosi familjarët dhe dëmtoi një derë

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 12 qershor 2026 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Ankuesi, mashkull kosovar në cilësinë e përfaqësuesit të një banke, ka njoftuar autoritetet se gjatë verifikimeve janë identifikuar 225 monedha metalike nga 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Vlera e përgjithshme e tyre arrin në 450 euro.
Monedhat e dyshuara janë sekuestruar nga organet kompetente dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë përkatëse. /Lajmi.net/

Lexo edheArrestohet një i mitur në Ferizaj, dyshohet se kanosi familjarët dhe dëmtoi një derë