back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi dhe Skenderaj me një njoftim të përbashkët për drenicasit

Drenasi dhe Skenderaj me një njoftim të përbashkët për drenicasit

Të ngjajshme

Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi...

Lladrovci qytetarëve të Drenasit: I keni 101 arsye për ta vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se qytetarët e...

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Komuna e Drenasit, ne bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, me datën 30.04.2018 organizojnë aktivitetet me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve të fshatrave; Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Polluzhë, Gllobar, Baks, Dashec dhe fshatrave përreth.

Këshilli Organizativ i Komunës së Drenasit dhe Këshilli Organizativ i Komunës së Skenderajt, kanë përgatitur këtë agjendë:

Në ora 10:00 – Fillojnë homazhet, nga Kulla e Komandantit Ilaz Kodra në Prekaz të Poshtëm, për të vazhduar në varrezat e Dëshmorëve në Polac, pranë varrit të Komandantit Ilaz Kodra. Homazhet vazhdojnë të pllaka përkujtimore në Vërboc.

Në ora 11:00 – Bëhet hapja e tubimit përkujtimor në Vërboc, përkatësisht tek pllaka përkujtimore.

Në ora 12:30 – Hapja e turneut në futboll të vogël për kategorinë e juniorëve në Skenderaj në fushën sintetike.

Në ora 18:00 – Akademia përkujtimore për nder të Komandantit Ilaz Kodra do të organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradniaj dhe do të mbahet në Prishtinë.

Me respekt!

Këshillat organizative te të dy Komunave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz